Arrestohet mashtruesi i Mitrovicës

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 11:28 | Nga

Hetuesit e stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes, të datës 26 shtator 2016, arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin K. H. 30 vjeçar, mbi dyshimet e arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘mashtrim’.

Sipas ankuesit thuhej se me datën 24 shtator 2016, i dyshuari kishte marrë me qira në shfrytëzim veturën e ankuesit të llojit BMW X6, ku nga ajo ditë i dyshuari nuk ia kishte kthyer veturën ankuesit.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ‘mashtrim’.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme