Drejtoria Rajonle e policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti per Hetime të përgjithshme, ka realizuar një operacion që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, njofton Klan Kosova.
Operacioni është zhvilluar në dy lokacione në fshatin Bardhosh të Prishtinës dhe fshatin Dyz të Podujevës.
Në Bardhosh është hasur dhe arrestuar i dyshuari P.Bajoku i cili kërkohej për dy vepra penale: vrasje e rëndë në tentativë dhe keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare.
Po ashtu në Bardhosh është konfiskuar një automjet i tipit Opel Corsa, ngjyrë e zezë, pronë e të dyshuarit.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Dyz, ku është gjetur një laborator i modifikuar që dyshohet se është përgatitur kultivimit i bimëve narkotike – kanabisit.
Personi është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të kalojë në gjykatë.