Arrestohet nëna në Mitrovicë, e keqtrajtoi fëmijën 1 vit e gjysmë

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Dje në mesditë, është arrestuar një grua në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë.

Ajo dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjysmë.

Siç njofton Policia, fëmija i është lënë nënës së të dyshuarës, për përkujdesje.

E dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, derisa ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES | Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmiun e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmiu iu është dhënë në përkujdesje  nënës së të dyshuarës.E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.  

Të ngjashme