Arrestohet një 22-vjeçar, për grabitjen e para dy javëve në një pikë karburanti në Ferizaj

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person, i cili dyshohet se para dy javësh ka grabitur 2800 euro në një pikë karkurani në Ferizaj.

“Më datën 23.08.2022, rreth orës 23:43, Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti ishte një rast i grabitjes, ku një person me helmet në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit nga dy punëtorët rreth 2800 euro dhe largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policët hetues pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes së tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit, kanë arrestuar të dyshuarin 22-vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.

“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë”,thuhet tutje.

Të ngjashme