Pejë, një baba në burg pasi i bënë për spital dy fëmijët

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 22:11 | Nga

Një rast i rëndë i dhunës familjare ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës ka treguar se është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij të mitur.

Vajza ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Fëmijët së bashku me nënën e tyre janë dërguar në strehimore në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme