Arrestohet një burrë nga Rahoveci, nën ndikim të alkoolit gjuajti me armë në drejtim të djalit të tij

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Rahovec, pas nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, të dyshuarit i është i është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raport.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme