Arrestohet një femër në Ferizaj për vrasje në tentative

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një 23 vjeçare në Ferizaj pasi dyshohet se mbrëmë ka therrë me thikë një 38 vjeçar pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:40 ka pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj është një rast therje me mjet të fortë (thikë).” thuhej në një njoftim për media të policisë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin ku ka ndodhur ngjarja kanë shkuar edhe Sektori Rajonal i Hetimeve për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.

“E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme