Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, keqtrajtoi fëmijën e saj

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi që e njëjta nuk i ka përmbushur obligimet dhe kujdesin ndaj fëmijës së saj.

Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari, bashkëshorti i të dyshuarës, ndërsa e dyshuara për shkak se ka qenë në ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme