Arrestohet një grua për prostitucion në Prizren

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një grua nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’. Bëhet fjalë për Z. T, e lindur më 1975 – shtetase e Shqipërisë, njoftoi policia.

“Po ashtu është arritur të identifikohen edhe dy viktima të cilat në vazhdimësi janë detyruar në ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren e dyshuara është ndaluar në ndalim policor prej 48 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme