Arrestohet një i dyshuar në Lipjan për dhunimin e të miturës

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Një mashkull kosovar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i njëjti ka dhunuar një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lipjan NN – NN.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e ka dhunuar të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme