Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje në Mitrovicë

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve të rënda’, raste këto të raportuara në muajin e fundit në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane, shtëpi dhe çanta krahu.

Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K. U.,19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme