Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, ishte i dënuar me 6 muaj burgim

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet A.P (M/K) i moshës 28 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’, me dënim burgimi prej 6 muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në Ferizaj.

Të ngjashme