Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 10:35 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet E.Q (M/K) i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Kanosje’’ me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë ( 180) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme