Arrestohet një person në Ferizaj, i konfiskohet edhe një pushkë gjuetie

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Njësia e Reagimit të Shpejtë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  mbrëmë rreth orës 22:30 në një fshat të Ferizajt, derisa ishte në pikë kontrolli , ka ndaluar një automjet civil të udhëtarëve, me targa vendore dhe gjatë kontrollimit ,  shoferit iu është gjetur në automjet një pushkë gjuetie me 3 fishek.    

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar  edhe arma.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin,  me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari L.E (M/K) i moshës 23 vjeçar , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj.

Të ngjashme