Arrestohet një person në Mitrovicë, u kap me substanca narkotike

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël në sasi 0.6 gram, substancë e dyshuar narkotike. Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K.K.,22 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në komunikatë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme