Arrestohet një person në Pejë për shpërdorim të parave të huaja

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Sipas policisë një person ka raportuar se në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë i kishte rënë kuleta derisa ka qenë duke dalë nga vetura.

Përmes kthimit të kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes është identifikuar personi që ka marrë kuletën.

Personit i janë konfiskuar 1,150 euro ndërsa paratë tjera i janë kthyer viktimës.

Në kuletën e viktimës ka pasur 11,250 euro, 200 dollarë amerikanë, 100 franga zvicerane, 3,000 lekë shqiptare, 4 kartela bankare dhe letërnjoftimi me patentë shofer.

Të ngjashme