Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të substancave narkotike

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, të martën rreth orës 18:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 6.9 gram. Më pas me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpie së të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 21 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 26 gram dhe një peshore digjitale”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme