Arrestohet një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Të ngjashme