Arrestohet një person pasi përqafoi një shok në karantinë

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Një 33 vjeçar është dënuar me 6 javë burg pasi kishte thyer rregulltat e karantinës.

Në fillim të këtij muaji, Jesse Courney Welsh është futur në qendrën e izolimit në Auckland të Zelandës së Re, për të vizituar një shok i cili ishte në karantinë pas kthimit nga Australia.

“Ky nuk ishte një shembull i njerëzve në stres të rëndë për shkak të një vdekjeje familjare ose ndonjë arsye tjetër. Ju e dinit plotësisht mirë për rregullat e karantinës dhe nuk ishe thjesht i kënaqur për të folur me të, por edhe e përqafove gjithashtu”, tha gjykatësi.

Avokati i Welshit tha që klienti i tij pranonte përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij dhe pranoi se ishte “një budallallëk i madh”.

Zelanda e Re është përgëzuar për eliminimin e virusit në vend, pas kufizimeve të ashpra kufitare dhe një bllokimi të hershëm, shkruan BBC.

Të ngjashme