Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Ferizaj | 16 Shk 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 04:20 ,nga ana e viktimës (f/Kosovare),është raportuar rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia.

Njësitet policore   kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore  dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç)  kanë  gjetur  dhe  konfiskuar:

– Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme.

-Dy granata dore

-Një elektroshok

-Pesë thika

Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës , me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme