Arrestohet një person për grabitje në Ferizaj

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 20:35 , stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në rr. ‘Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i grabitjes.

Në lidhje me këtë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se dy persona të dyshuar, njëri duke e mbajtur me forcë për krahu viktimën femër, kosovare dhe tjetri i dyshuar, me forcë i grabit nga çanta portofolin me dokumente dhe para në vlerë prej 90 euro.

Disa qytetarë me të dëgjuar reagimet e viktimës femër, i dalin në ndihmë dhe arrijnë që ta ndalojnë njërin të dyshuar me inicialet M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa tjetri ik në drejtim të panjohur.

I dyshuari, arrestohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policia, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 24 orë , për procedura të mëtejme hetimore, në kërkim edhe të dyshuarit të dytë . Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar dhe lavdëruar qytetarët , për guximin dhe shembullin e treguar , për ndihmën e ofruar qytetares dhe  ndalimin e të dyshuarit gjatë grabitjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme