Arrestohet një person për mashtrim me viza

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Një person në Deçan është arrestuar nga Policia e Kosovës, për mashtrim.

Sipas njoftimit i arrestuari në vitin 2017, katër personave u kishte marrë nga 1500 euro, me premtimin për rregullim të vizave për në Gjermani.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vitin 2017 nga të katër ankuesit meshkuj kosovarë kishte marrë nga 1.500 (një mijë e pesë qind)  € duke ju premtuar se do t’ju rregulloj viza pune për në Gjermani. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme