Arrestohet një person për pengimi të procesit të votimit

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një (1) person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme