Arrestohet pasi e rrahu gruan, gjakovarit i gjendet edhe kallashnikov në shtëpi

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, po ashtu të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri e tipit AK-47 me 13 fishekë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 12.05.2021 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari, është konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme