Arrestohet pejani, dyshohet për veprën penale “posedim të paautorizuar i armës”

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Me datën 14 shtator 2020, rreth orës 22:20, nё rrugen ‘Ker Sadrija’ nё Pejё (tek barriera e pylltarisё rruga pёr Rugove), njësiti pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё ka ndaluar njё veturё (Xhip) me targa vendore, gjatё kontrollit nё kёtё veturё ёshtё gjetur dhe konfiskuar:

· Njё (1) Pistoletё Zoraki M 906-B

· Njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe

· Shtatё (7) copё fishekё 7.65mm

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje.

Të ngjashme