Arrestohet personi i cili ishte në kërkim për kanosje ndaj policit

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Sektor Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion, se në Pikën
Kufitare në Vërmicë në ora 03:00 është ndaluar një person që ishte në
kërkim policor.

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt ka marr veprimet e
nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar
personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) 38 vjeçar, i cili ishte në kërkim
policor për një rast ‘’Kanosje’’ ndaj një zyrtari policor që kishte ndodhur
me datën 29.11.2021.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me
vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është
dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme