Arrestohet personi i dyshuar për vjedhjen e 95 eurove në xhami

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar për vjedhjen e 95 eurove në xhaminë e Prishtinës.

Vjedhja ka ndodhur më 21 korrik, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Masar Begolli, Prishtinë 21.07.2020-20:28.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes derës së hyrjes ka depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga  aty ka vjedhur 95 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Të ngjashme