Arrestohet personi për vjedhje malli në vlerë prej 55 mijë euro

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Pejës ka njoftuar se dje ka arritur ta arrestojë një person, i cili dyshohet të kishte kryer veprën “vjedhje e rëndë”, në depon “DENJIZI”, duke vjedhur kështu një sasi malli që kap në vlerën e pesëdhejtë e pesë mijë eurove.

Me këtë rast është identifikuar i dyshuari dhe është arrestuar nga policia.

Njoftimi i plotë:

Në Stacionin policor Pejë, më 21.09. 2020 , është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej pesëdhjetë e pesë mijë (55. 000) euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

Pas një pune intensive nga hetuesit rajonalë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992.

Me vendim të Prokurorit Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48-orëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme