Arrestohet personi që keqpërdori fëmijët për pornografi

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Dje në Kaçanik është arrestuar një person pasi që kishte keqpërdorur fëmijët në pornografi.

Në ora 11:00 të ditës së djeshme, Policia e Kosovës, në Kaçanik ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, te i dyshuari si provë materiale, policët kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një telefon celular.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Të ngjashme