Arrestohet podujevasi, e rrahu motrën ditën e Bajramit

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një burrë nga Podujeva, pasi i njëjta e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme