Arrestohet shoferi i veturës që goditi për vdekje 19 vjeçarin në Prishtinë

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 01:19, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën  nga pakujdesia  kishte shkaktuar aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira, vetura të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari, dy këmbësorë dhe dy vetura të parkuara me targa vendore”, thuhet në raport.

Të ngjashme