Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet dje në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë, një këmbësore, 70-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë në Zhabar të Mitrovicës.

Lidhur me rastin, policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimën, të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme