Arrestohet shtetasi turk në aeroportin e Prishtinës, kapet me dokumente false

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një shtetas turk në aeroportin ‘Adem Jashari’.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh, i arrestuari ka prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara.

“ANP Adem Jashari 30.04.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka tentuar që të fluturoi nga aeroporti “Adem Jashari” duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim grek që dyshohet se janë të falsifikuara. Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Të ngjashme