Arrestohet tre të dyshuar për armë mbajtje pa leje

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Janë konfiskuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për armë të mbajtura pa leje.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, me datën 23.01.2019, me urdhëresë të

gjykatës, ka realizuar bastisje në dy shtëpi dhe lokale tjera përcjellëse në Malishevë dhe në

fshatin Mirushë të kësaj komune.

Gjatë punëve operative Policia në Malishevë ka marrë informacione se disa persona

posedojnë armë të mbajtura pa leje.

Gjatë operacionit policor të bastisjes janë arrestuar:

• F. Th. lindur me 1985 m/k/sh

• F. Th. lindur me 1964 m/k/sh

Po ashtu gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• tri armë automatike AK-47.

• tre karikator të armëve automatike AK-47

• një armë automatike lloji i paidentifikuar me një karikator

• një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit të njëjtë

• një sprej.

Me datën 22 janar 2019 Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informacion për të shtëna

me armë zjarri në fshatin Meje të Gjakovës. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e

ngjarjes ku kanë hasur personin e dyshuar, i cili pohon se ka shtënë me armë zjarri në ajër në një

aheng familjar.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar me të dhënat:

• N. P. lindur me 1963 m/k/sh dhe ka sekuestruar armën e llojit:

• një pistoletë 9 mm, prodhim jugosllav

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas

përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt dhe

ndaj tyre Policia do të ngrit kallëzim penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme