Arrestohet vozitësi i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes në Mitrovicë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me rastin e ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, Policiaka ndërmarrë veprimetdrejt hetimit dhe identifikimit të ngasësit të automjetit, i cili ka kryer vozitje të rrezikshme duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetëaksident me dëme materiale.

Mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin dërgar mediave, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme