Arrestohet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Shukri Shabani, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, dikur zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Shabani, zyrtar i shërbimit civil në Ministrinë e Infrastrukturës, ndodhet në mesin e shtatë personave të cilët janë arrestuar sot në rastin e njohur “Brezovica”.

Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica”, të zhvilluar nga Prokuroria e Ferizajt.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione: Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.

Ndërkohë aksionin për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se po vazhdon operacioni policor ‘Brezovica 6’.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani.

Të ngjashme