Arrin freskia: Në ditët në vazhdim bëhuni gati për shi dhe bubullima

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 16:56 | Nga

Me depërtimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku mbi Itali dhe rajonin tonë, java ka nisur me mot jostabil, me vranësira dhe të reshura lokale shiu e bubullima.

Pas të nxehtit tropik, Kosovën në ditët në vazhdim e pret moti i freskët. Në shtatë ditët e ardhshme na pret moti me shi dhe bubullima.

Temperaturat  maksimale nga 27C deri në 29C, e minimale nga 15C deri në 18C.

Shiut pritet të pushojë para vikendit, kurse të hënën e ardhshme mund të ketë sërish reshje shiu.

Ditët e nxehta do të kthehen nga 2 gushti, por reshje lokale sërish do të ketë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme