Agjencia e Akreditimit synon kthimin në ENQAR

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 10:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), kanë nënshkruar të mërkurën Memorandumin e Mirëkuptimit, nëpërmes të cilit AKA do të përfitojë përkrahje institucionale dhe teknike për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe rregullimin e arsimit të lartë, si dhe plotësimin e kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Naim Gashi, ka thënë se me zbatimin e këtij memorandumi, AKA pothuajse do të rrumbullakësojë vitin e ardhshëm plotësimin e kritereve për kthimin e Agjencisë në ENQA. Gashi ka thënë se Memorandumi targeton nevojat kryesore me të cilat përballet Agjencia e Akreditimit për të zhvilluar dhe garantuar cilësinë në arsimin e lartë, si një nga prioritetet nacionale të Kosovës, e cila krijon parakushte për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës.

Gashi e ka falënderuar projektin HERAS+, donatorin kryesor- Agjencinë për Zhvillim të Austrisë (ADA), Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe partnerët e tjerë brenda konsorciumit implementues për financimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm për Agjencinë e Akreditimit, por edhe për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.

Udhëheqësi i projektit të HERAS+, Aqim Emurli ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të dy palët e kyçura në këtë bashkëpunim, AKA-në dhe projektin HERAS+ pasi në memorandum janë të shtjelluara të gjitha pikat që do të adresohen përgjatë implementimit të projektit (2020-2023)ku pikësynimi kryesorë është kthimi i AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Është me rëndësi të thuhet se diskutimet rreth përmbajtjes së Memorandumit kanë filluar që në Qershor 2020 dhe nënshkrimi paraqet një moment domethënës për forcimin e kapaciteteve për zhvillimin dhe rregullimin e arsimit të lartë në Kosovë por në të njëjtën kohë paraqet edhe përgjegjësi për obligimet e ndërmarra nga ana e AKA-së dhe projektit HERAS+.

Nëpërmes këtij Memorandumi, Agjencia e Akreditimit do të përfitojë përkrahje me ekspertizë ligjore ndërkombëtare për kompletimin e legjislacionet dhe akteve tjera juridike; do të hartohet një udhëzues dhe manual për trajnimin e ekspertëve ndërkombëtarë që janë pjesë e procesit të akreditimit në Kosovë; do të ofrohet përkrahje për rishikimin e standardeve, sidomos standardin që lidhet me numrin e studentëve që mund të akomodohen për një program studimi; do të ofrohet përkrahje për zhvillimin e Planit Strategjik të Agjencisë; zhvillimi i udhëzuesve dhe proceseve për sigurim të cilësisë së jashtme për institucionet dhe programet e shkencave të aplikuara; do të ketë vizita studimore dhe shkëmbim përvojash mes Kosovës dhe Austrisë, etj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme