Ambasada Amerikane i dhuron MASh-it dorëza e dezinfektues për nxënësit që do t’i nënshtrohen Testit të Maturës

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 13:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen testit të Maturës, raporton Ekonomia Online.

Ky donacion përbëhet me maska e alkool, dhe u vlerësua tejet i mirëseardhur për këtë ministri.

Ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj, falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë për përkrahjen e vazhdueshme.

“Falënderojmë Ambasadën Amerikane për ketë ndihmë. Kryesisht janë pajisje mbrojtëse, dezinfektues dhe maska për fëmijët të cilët do t’i nënshtrohen provimit të maturës”.

“Natyrisht se me Ambasadën kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, por kjo ka qenë një ndihmë e mirëseardhur”.

Courtney Olson, nga Ushtria Amerikane, tha se janë të lumtur që ky donacion po dorëzohet për këta të rinj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme