Arben Dërmaku ishte nxitës i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë

Gjilan | 14 Jan 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Arben Dërmakut, themelues dhe ish- Rektor i këtij universiteti, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka shprehur ngushëllimi për familjarët miqtë  dhe kolegët të tij. Kosumi ka thënë se Dërmaku ka qenë nxitësi i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë.

“Fatet jetësore janë të tilla, ai ka shkuar por pas vetes kemi punën e madhe dhe  njëkohësisht edhe pikëllimin. Ai ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës. Ai ka qenë nxitës i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë .Ai njihet për një përmasë tjetër dhe ka dhënë kontribut në themelimin e Universitetit Kadri Zeka në Gjilan. Vullneti i tij për ta ngritur Universitetin duhet të jetë shembull edhe ne që jemi sot këtu”, tha Kosumi.

Profesori, Flamur Hyseni ka treguar rrugëtimin e tij së bashku me të ndjerin Arben Dërmakun, në shtyrjen e proceseve për themelimin e Universitetit të Gjilanit.

“Unë kisha fatin që të jem nga më të rinjtë në procesin e themelimit të Universitetit. Arbenin e njihja nga fakulteti Ekonomik në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa, në pamundësi për të ardhur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e Arben Dërmakut.

Lexo më shumë:

Të ngjashme