Avokati i Popullit me raport për arsimin – sistemi s’i ndihmon fëmijët të zhvillohen, sfidë përfshirja e komuniteteve

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 08:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit në raportin për të drejtat e fëmijëve në arsim ka rreshtuar një varg problemesh, duke theksuar përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në edukimin parashkollor dhe atë parauniversitar.

Autori i këtij raporti, profesori Xhavit Rexhaj, për Ekonomia Online tha se ka bërë 6 muaj deri në përfundim të këtij raport dhe se raporti është fokusuar në tri çështje.

Rexhaj tha se gjetjet e këtij raporti thonë se fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptas nuk kanë përfshirje të duhur në arsim.

Madje si sqaroi se raporton nxjerr në pah se arsimi nuk është relevant dhe nuk i ndihmon fëmijët që të zhvillohen sipas nevojave dhe mundësive të tyre, e që sipas tij, ky është një problem i madh.

Përdeirsa tha se kur janë pyetur fëmijët me nevoja të veçanta për trajtimin e tyre ka dalë që ata ndihen mirë për se fëmijët e tjerë i kanë pranuar në shoqëri, por jo edhe nga trajtimi nga shkolla.

“Raporti ka shikuar tri çështje kryesore, ka shikuar se a shkojnë fëmijët në shkollë, a ndihet fëmija mirë në shkollë dhe a ka përfitim prej atij shkollimi, është relevant shkollimi apo jo. Gjetjet e raportit janë që fëmijët shkojnë në shkollë, me përjashtim të fëmijëve rom, ashkali, egjiptian të cilët nuk kanë përfshirje të duhur as në edukimin parashkollor e as në edukimin parauniversitar. Ky është një problem i madh i arsimit kosovarë i cili është një nga gjetjet e raportit”.

“Sa është gjithë përfshirës sistemi. Sistemi arsimor në Kosovë është mjaftë gjithëpërfshirës, por në rend të parë duke i’u falënderuar vetë fëmijëve, fëmijët i bëjnë vetë fëmijët që të ndihen mirë. I kemi pyetur fëmijët me nevoja të veçanta edhe ka dalë që ata ndihen mirë për shkak të fëmijëve të tjerë që i kanë pranuar, deri diku nga mësimdhënësit më pakë për shkak të masave të shtetit. Sistemi është mjaftë relativisht gjithëpërfshirës por jo gjithë aq për shkak të shtetit”.

“E treta se sa është i rëndësishëm arsimi, gjetjet e raportit janë që arsimi nuk është relevant, nuk i ndihmon fëmijët që të zhvillohen sipas nevojave dhe mundësive të tyre, ky është një problem i madh, do të thotë problemi më i madh. Shkalla e lartë e analfabetizmit funksional që e kemi, arsimi nuk ka bërë që 70-80 për qind e fëmijëve në Kosovë 15 vjeçare të jenë në gjendje të përdorin tekstin në mënyrë produktive”.

Ai theksoi se komunitet janë duke u diskriminuar sa i përket çështjes së librave dhe teksteve shkollore.

“Çështja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian edhe çështja e librave dhe teksteve shkollore për komunitetin boshnjak, pak edhe atë turk kufizohet me diskriminimin, fjala diskriminim është fjalë e rëndë. Përfshirja e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian edhe tekstet shkollore për boshnjakët e deri diku edhe turqit kufizohet me diskriminim sepse është për një kohë të gjatë dhe nuk është bërë diçka për to. Raporti jep sugjerimet e veta qe se çfarë duhet të bëhet që të evitohen këto probleme. Të fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian duhet të merren masa që të rregullohet përfshirja e tyre në arsim dhe trajtimi i tyre nga institucionet”, tha ai për EO.

Eksperti i arsimit Argjend Osmani, tha se ky raport e pasqyron realitetin e hidhur të arsimit në vendin tonë.

Osmani u shpreh se sa i përket mungesës së përfshirjes së komuniteteve institucionet duhet të punojnë që të evitohet ky diskriminim dhe t’iu mundësohet edhe atyre që të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë.

Ai theksoi se në këtë raport duhej që të përfshiheshin edhe shkollat ku mësimi mbahet në gjuhën serbe, pasi sipas tij aty ndaj fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian bëhet një diskriminim dhe një racizëm i paparë, raporton EO.

“Pa dyshim që raporti pasqyron një realitet të hidhur të arsimit në Kosovë dhe në një formë prek pikat më të rëndësishme që kanë të bëjnë më cilësinë e arsimit në Kosovë. Mendoj se kjo është një pikë e rëndësishme që është cekur aty dhe mendoj që institucionet tona duhet të punojnë që të evitohet ky diskriminim që edhe ata të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë. Mos të harrojmë se në shkollat ku mbahet mësimi në gjuhën serbe kemi një diskriminim dhe një racizëm të pa parë ndaj këtyre nxënësve”.

“Nxënësit ashkali, rom dhe egjiptas nuk lejohen fare të vijojnë mësimet në të njëjtën klasë me nxënësit serb apo ata që flasin gjuhën serbe pa marr parasysh nacionalitetin që mund ta kenë. Pra raporti do të duhej të reflektonte edhe këtë realitet për shkak se këto shkolla që po i përmendi janë në territorin e Republikës tonë, e kam parasysh që serbet mësojnë me sistemin e arsimit të Serbisë, mirëpo kur kemi të bëjmë më një diskriminim të tillë do të duhej adresuar tekë shoqëria jonë”.

“Ngritja e cilësisë së arsimit është një proces i gjatë shumë dimensional dhe i komplikuar. Arsimi duhet të trajtohet si prioritet nacional, duhet shtuar investimet në fushën e arsimit, duhet organizuar arsimin në një mënyrë më efektive. Nëse marrim masa të duhura dhe vetëdijesohemi si shoqëri frutet e këtyre veprimeve do të mund t’i shihemi pas 10 viteve ose më gjatë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme