Bashkëpunimi ndërmjet shkollave i rëndësishëm për rritjen e cilësisë në arsim

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 09:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave është i rëndësishëm për rritjen e cilësisë në arsim., u tha në fillim të punimeve të konferencës “Komunitetet e të mësuarit  së bashku”, organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) në bashkëpunim me GIZ-in, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBASh-ut, Rrahman Jashari, tha se ky institucion që nga themelimi ka punuar  në ngritjen e cilësisë në arsim.

“Që nga themelimi deri tani kemi punuar në dy fronte në ngritjen e cilës në arsim si dhe realizimin e kërkesave të SBAShK-ut në të gjitha mënyrat”.

Heset Sahiti, zëvendësministri i Arsimit, tha se roli i SBAShK-ut, ka qenë vendimtar në shumë procese në vend,

“SBAShK-u është një ndër organizatat më të rëndësishme dhe ka shërbyer si shembull i nisjes së proceseve të mëdha politike. Ne jemi vazhdimisht në bashkëpunim të ngushtë për arsimin në vend”.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se arsimi është çështja ma e rëndësishme, por që nuk është bërë sa duhet që arsimin ta bëhet prioritet.

Ai para të pranishmëve shtoi se janë duke punuar në Projeklogjin për mësimëdhënësit e viteve të 90-ta, që sipas tij, ata që mabajtën sistemin e arsimit gjallë për 10 vjet do të shpërblehen, raporton EO.

“Arsimi është në gjendje të rëndë, prandaj duhet të bëjmë më shumë. Me shumë rezoluta e kemi bërë arsimin prioritet, por kur shohim kushtet duhet sa nuk është bërë sa duhet”.

“Komisioni për Arsim është më i angazhuarit për arsyes të shumë punëve, ligjeve që duhet të mbikëqyren dhe problemeve të tjera në arsim”.

“Ligji për Inspektoratin në arsim do ta jep kontribut për rritjen e cilës në arsim. Po punojmë edhe në Ligjin për mësimdhënësit e vitet e 90-ta, ata do ta marrin shpërblimin që e kanë merituar”.

Përfaqësuese e GIZ-it në Kosovë Rrezarta Zhinipotoku- Behluli, tha se nga viti 2010 kanë mbështetur sektorin e arsimit në disa fusha me trajtime të ndryshme, por që tha se mungon bashkëpunimi me shkollave e që do të ndikonte në rritjen e cilësisë në arsim.

“Shumica e shkollave punojnë në bazë të planeve individuale, por bashkëpunimet kanë munguar ndërmjet shkollave. Deri më sot kemi arritur të kemi një rrjet preje 21 komunitete të mësuar sëbashku”.

Gjatë ditës në konferencë një ndër temat që do të trajtohen është lidhur me praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve me bazë në shkollë, praktikat e mësimnxënies dhe roli i drejtorëve të shkollave në përkrahje të mësimdhënësve, raporton EO.

Po ashtu do të trajtohen edhe praktikat e mira të funksionimit të rrjeteve profesionale të mësimdhënësve si mund të bëhen pjesë e kulturës së Komuniteteve të Mësuarit së Bashku në Kosovë.

Do të trajtohen edhe praktikat e funksionimit të Komunitetit të Mësuarit së Bashku se si ka funksionuar bashkëpunimi i mësimdhënësve në komunitet dhe si janë bartur përvojat e fituara në nivel shkolle.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – SBAShK-u dhe GIZ-i organizojnë konferencën “Komunitetet e të mësuarit së bashku”

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, November 10, 2018

Lexo më shumë:

Të ngjashme