Bregaj thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për testin PISA

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 15:09 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Isak Bregaj, drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, në Prishtinë, ka thënë për “Ekonomia Online”, se i kanë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket testit të PISA-s.

“Shkolla jonë sivjet merr pjesë me 20 nxënës. Kemi filluar përgatitjet pothuajse që një muaj e më tepër. Kemi angazhuar edhe koordinatoren e cilësisë e cila është edhe koordinatore e testit PISA. I ka mësuar të gjithë nxënësit se si të hyjnë në testin PISA, si të kyçen në test, cilat metoda, cilat hapa duhet ndjekur deri tek seksioni 1, 2 dhe 3. Po ashtu, kemi angazhuar edhe mësimdhënës në lëndën matematikë, gjuhë shqipe dhe shkencave të mbajnë teste me nxënës. Jemi angazhuar edhe kemi hulumtuar e kemi gjetur teste në gjuhën angleze, jemi munduar të bëjmë maksimumin që nxënësit të dalin sa më mirë në këtë test”, tha Bregaj.

Ai ka thënë se sivjet janë angazhuar për të bërë më të mirën së bashku me mësimdhënësit, koordinator të cilësisë dhe Ministrinë e Arsimit.

“Është test më shumë logjik, duhet një koncentrim sa më i madh i nxënësve. Për fat të mirë nxënësit janë përgatitur për këto lloj testesh, por është një kohë që janë tekste shumë të gjata dhe problemi jonë ma i madhi është që me i shty me lexu tekstet komplet për ta kuptuar çka po thotë. Nëse e kuptojnë çka po thotë, patjetër është edhe zgjidhja. Ne e kemi marrë testin PISA para 6 viteve edhe një herë, kjo është hera e dytë që e marrim me nxënësit tonë. Sivjet i kemi përgatitur shumë më herët në fillim për herë të parë nuk e kanë marrë seriozisht testin edhe veç kemi hy. Sivjet kemi dhënë maksimumin edhe mësimdhënësit edhe me koordinator të cilësisë, edhe Ministria e Arsimit e ka dhënë kontributin e vetë maksimal për të dalë sa më mirë sivjet”, u shpreh ai.

Isak Bregaj, drejtori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, më tej ka thënë se është obligim morale dhe njerëzore që  të japin maksimumin si shoqëri për këta nxënëse.

“Aty testohet logjika e nxënësit, sa është nxënësi i logjikshëm me i zbatu këto gjëra. Duhet me ditë bazën elementare dhe hyjnë në përdorim gjërat që i mësojmë në shkollë. Vetëm gjëra të thjeshta bien, ne duhet me i zbatu në praktikë. Sivjet ka filluar edhe më mirë se herëve të tjera, janë me USB testet ku nxënësit e  kanë kodin e  vetë dhe e ka fletën ku e ka ID dhe passwordin edhe për t’u kyçur,  është shumë më lehtë dhe kushtet janë shumë më të përgatitura edhe prej ministrisë edhe nxënësit janë të përgatitur maksimalisht”. “Ka edhe shkolla që nuk janë të përgatitura, por është obligative, morale dhe etike e njerëzore që ne të japim maksimumin si shoqëri për këta nxënëse”, tha Bregaj.

No description available.

Lexo më shumë:

Të ngjashme