Bytyqi: Pa arsim cilësor nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 13:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit në mes Ministrisë së Arsimit dhe organizatës gjermane “GIZ” me qëllim për arsim më cilësor në Kosovë u bë hapja e fushatës “Të gjithë së bashku për Arsim më të Mirë në Kosovë” në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë organizim morën pjesë numër i madh i fëmijëve ku hapjen e fushatës e bëri aktori kosovar, Fatmir Spahiu.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi tha se arsimi do të jetë prioriteti kryesor në Kosovë në bashkëpunim me partnerët që mbështesin arsimin në Kosovë.

“Jam i sigurt që ju jeni nxënësit më të mirë, Kosova ka nxënësit më të mirë përgjejgjësia jonë është ta fillojmë një lansim për arsim më cilësor në Kosovë, rinia ka nevojë të ketë një frymë më të edukuar, ne sot po zotohemi këtu së bashku me partnerët të marrim përgjegjësi që arsimin ta marrim si prioritet në Kosovë, nëse se marrim si prioritet si një ndër fushat më të suksesshme nuk do të korrim sukses“, tha Bytyqi.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, në hapje të kësaj fushate tha se për të arritur arsim më cilësor në Kosovë duhet të ketë pjesëmarrje të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve në këtë aspekt.

“Ju të gjithë këtu jeni e ardhmja e Kosovës, secili prej jush ka ëndrra dhe dëshironi ti bëni ato realitet, kjo është e vështirë sepse nëse ju kujtohet kjo kullë ngjitet ngadalë për ti realizuar ëndrrat tuaja, ju duhet të punoni për këtë, prindërit duhet të punojnë për këtë, qeveria duhet të jau mundësojë këto që të jeni rinia më e mirë në botë”, tha Heldt.

Lexo më shumë:

Të ngjashme