Deputetët kundërshtojnë emërimet në UP, gjatë akreditimeve u bënë një varg shkeljesh

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 15:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komisionin për Arsim kanë raportuar anëtarët e Këshillit Shtetror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes deputeti i VV-së Fitim Uka, ka folur për shkarkimet e fundit në UP. Ai ka thënë se ka thënë se emërimi i tre anëtarëve ka qenë i gushëm.

“Emërimin e tre anëtarëve të ri dhe ne gjykojmë që një emërim i tillë është i ngutshëm dhe edhe sot nuk kemi pasur bashkëpunim që këtë debat ta konsumojmë brenda komisionit për arsim dhe si rëndom temave të tilla ju jepen deputetëve të tjerë. Ne besojmë që ka konflikt interesi”.

Kurse Shpejtim Bulliqi tjetër i VV-së tha se gjendja e arsimit nuk është e mirë. Sipas tij, gjatë akreditimit janë bërë një varg shkeljesh, raporton EO.

“… gjendja brenda këshillit nuk është aspak e mirë dhe si pasoje asaj dalin në shesh një varg lëshimesh”.

Niveli arsimor dhe shkencor ne Kosovë është i dobët prandaj duhet të fillojnë reformat nga rrënja, tha pas mbledhjes deputeti tjetër i VV-së, Jahja Kokaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme