Diplomon gjenerata e tretë në Cacttus Education, të rinjtë entuziastë për të filluar karrierën e tyre në fushën e teknologjisë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 18:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Cacttus Education ka mbajtur ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së tretë, gjeneratë me të rinj entuziastë të cilët ishin të gatshëm dhe shumë pozitivë për të filluar rrugëtimin e tyre në fushën e teknologjisë.

Për shkak të pandemisë, ceremonia u mbajt duke respektuat masat dhe numri i të pranishmëve ishte i limituar.

Në këtë ceremoni, drejtori ekzekutiv i Cacttus Education, Besim Ilazi, falënderoi të pranishmit dhe i uroi studentëve diplomimin, duke i inkurajuar për ndryshim dhe për të vazhduar të avancohen në karrierë.

“Këtë ditë po e shënojmë gradimin e gjeneratës së tretë. Përmes projekteve si këto ne po arrijmë ta mbështesim rininë tonë që të bëjmë një ndryshim pozitiv në ICT dhe në ekonominë e vendit. Ne ju kemi përgatitur që ju të punësoheni në të ardhmen”, është shprehur Ilazi.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Cacttus Education po ashtu ka shënuar përmbylljen e projektin trevjeçar me USAID-in. Me këtë rast, menaxheri i projekteve, Veton Xhelili, bëri të ditur se 60 studentë të përkrahur nga USAID- kanë përfituar bursa, si dhe janë punësuar 84 kanditatë me përkrahjen e drejtpërdrejtë të kësaj organizate.

“Diku 325 kandidatë në TIK. 84 kandidatë janë punësuar si pasojë e përkrahjes së drejtpërdrejtë nga ana e USAID-it.”- ka thënë Xhelili.
Me këtë rast edhe drejtori i zyrës për zhvillim ekonomik në USAID, Joshua Mike, ka uruar të gjithë studentët e diplomuar. Ai iu ka kërkuar studentëve që të vazhdojnë e të punojnë vazhdimisht.

“Jam shumë i lumtur t’ju shohë të gjithëve këtu që keni përmbushur programin tuaj. Sektori i ITC-së është mënyrë e mirë për të tërhequr investime dhe për zhvillim ekonomik të vendit”. ka thënë Mike.

Në emër të studentëve dhe të projektit “Partnership for Impact in ICT”, folën edhe studentët bursistë Brilantinë Hodaj dhe Melisa Bekaj, të cilët falënderuan Cacttus Education për mbështetjen e vazhdueshme.

Lexo më shumë:

Të ngjashme