Diskriminimi i nxënësve, vërejtje me shkrim për mësuesen Gjylfidane Morina

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Komisioni disiplinor i themeluar nga Komuna e Pejës ka vendosur që mësueses, Gjylfidane Morina, t’i shqiptohet masa disiplinore vërejtje me shkrim, kjo pasi edhe Inspektoratit konstatoi se pati diskriminim ndaj nxënësve rom, ashkali e egjiptian në festën e Abetares, të mbajtur më 17 maj.

“Të punësuarës Gjylfidane Morina i shqiptohet masa disiplinore vërejtje me shkrim në kuptim të nenit 85 dhe 86 të Ligjit të Punës”, thuhet në vendimin e siguruar nga Klankosova.tv, për mësimdhënësen e shkollës “Xhemajl Kada”.

Kjo masë sipas, nenit 85 të ligjit të punës i shqiptohet atyre që bëjnë shkelje të lehta të detyrave të punës në pajtim me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës.

Ky rast, që u hetua nga Inspektorati i Arsimit pas raportimit të televizionit Klan Kosova, u vlerësua si diskriminim i nxënësve nga tri komunitetet.

“Vendosja e nxënësve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në një vend të veçuar nga pjesëmarrësit tjerë në festën e abetares mbajtur me datën 17.05.2022 është diskriminuese dhe e papranueshme për të gjithë pa dallim”, shkruhej në raportin e Inspektoratit.

Të ngjashme