Dittrich: AKA-ja rikthehet në ENQA dhe EQAR brenda një periudhe të shkurtër

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim do të kthehet shpejt në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)

Në një konferencë për media në Prishtinë, u shpreh i bindur për rikthimin e AKA-s në këto dy organizata.

Dittrich shtoi se megjithatë institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë për të plotësuar kushtet për rikthim.

“Është kënaqësi të jem sërish në Kosovë pas momentit tragjik që e kishim më 2018 kur AKA u largua nga Enqa dhe Eqar. Ne kemi ardhur këtu dhe kemi diskutuar me anëtarë të komisionit për arsim, me shoqërinë civile si dhe me institucionin qendror. Ne jemi absolutisht të bindur se me punën që është duke u bërë, AKA do të kthehet në Enqa dhe Eqar në një periudhë të shkurtër. Ne jemi optimist dhe e inkurajojmë AKA-në të punojë që të bashkohet në organizatat evropiane”, ka thënë ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është meritë e Qeverisë që ka arritur të afrojë rikthimin në ENQA dhe EQAR.

“Ne kemi garantuar si institucion pavarësinë institucionale të Agjencisë për Akreditim, kemi finalizuar ligjin për AKA dhe konsideroj se kemi dërguar një draft shumë të mirë të ligjit, të cilin kemi marrë konfirmimin dhe lëvdata edhe nga presidenti i ENQA-s”.

Ajo tha se është siguruar objekti për AKA-në.

“Kemi siguruar objektin për AKA dhe kemi planifikuar buxhetin dhe po e ndihmojmë AKA për rritjen e stafit, duke eliminuar të gjitha procedurat burokratike të AKA-së. Edhe vetë AKA ka bërë hapa përpara dhe ka zbatuar të gjitha rekomandimet e ENQA”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme