Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë Besianë Musmurati, ka thënë se po punohet në rritjen e sigurisë në shkollat e kryeqytetit.
Musmurati njoftoi se është rregulluar ndriçimi në hapësirat rreth shkollës “Hilmi Rakovica”.
Ajo shtoi se nuk do të ndalen deri në rregullimin e plotë të ndriçimit në të gjitha shkollat dhe çerdhet e Prishtinës.