Ekspertë e studiues diskutojnë për cilësinë e arsimit parauniversitar dhe kahet e zhvillimit

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 10:24 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Caritas kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare shkencore, “Cilësia e arsimit parauniversitar në Kosovë dhe kahet e zhvillimit”, ku profesionistët arsimorë paraqitën të arriturat e tyre shkencore, raporton Ekonomia Online.

Nezir Qoqaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, duke falënderuar të pranishmit tha se prezanca e studiuesve tregon për rëndësinë që ka koj temë.

“Organizimi  i kësaj  konference ishte sfidë në vete, pasi konferenca ka për qëllim që shkencëtarët  t’ i paraqesin të arriturat e tyre shkencore dhe avancimin e metodave për mësimin në distancë”.

Sipas tij,  Instituti synon të fuqizoje qasjen dhe bashkëpunimin.

“Duke premtuar përmes kësaj konference  që do japim konferenca tjera me qëllimin për ndihmën tonë  në ngritjen e arsimit cilësor”.

Gerhard Schaumberger, drejtor nacional i “Caritasit”, tha se do të vazhdojnë mbështetjen për arsimin në Kosovë edhe në vazhdim, raporton EO.

“Jam  shumë i lumtur që kemi arritur të bashkëpunojmë për realizimin e kësaj konference, me të gjitha të arriturat që do prezantohen në këtë konferencë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme